Fetva 307
Pyetja:
Me hadith është theksuar se gruas muslimane nuk i lejohet të udhëtojë pa mahrem. Përkundër kësaj ka shumë muslimane që i përmbahen Fesë e udhëtojnë ose për t'u bashkangjitur burrave të tyre jashta vendit, ose për punë ose për të ndjekur mësimin sipëror. Këta udhëtojnë pa mahrem për shkak se nuk kanë ose nga ajo se ata janë të zënura me punë.
Unë pyes: A është e vërtetë ajo që thonë disa dijetarë të Fesë se koha tash është ndërruar dhe se udhëtimi në këtë kohë nuk i ka ato vështirësi që i ka patur në të kaluarën?
Njashtu të pyes nëse qëllimi i udhëtimit bie fjala është për të arritur dituri a ka të drejtë femra të udhëtojë pa mahrem siç është rasti me asistente profesoret nëper universitetet, studentet më të dalluara që stipendohen kështuqë kjo studente e dalluar detyrohet që të heq dorë nga aspirata e saj për të arritur mësimin sipëror dhe të mjaftohet me atë që gjendet në vendin e saj edhe pse disa fakultete në vendin e saj nuk janë hapur për të arritur titullin e doktoranturës sidomos nëse vajza është e pa martuar dhe asnjë i familjes nuk ka mundësi ta lë punën dhe përgjegjësitë e veta e të udhëtojë me të dhe ta presin ate disa vite deri sa ajo t'i mbarojë studimet?
Përgjigja:
Atë që di unë është se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Nuk i lejohet gruas që beson në All-llahun dhe në Ditën e Gjykimit të udhëtojë mbi tri ditë përveç se me ndonjë që e ka mahrem". Elhamdulil-lah, nuk jam prej atyre që i lëshoj dhe i servoj fetvatë sipas kërkesës.
Femra e cila është e dalluar në studimin e saj dhe i është mundësuar dërgimi i saj jashta vendit ajo duhet të shkojë në shoqërinë e dikujt që e ka mahrem dhe ai pasiqë do të njoftohet dhe rehatohet për sigurinë e saj në vendin e dërguar atëherë ai kthehet
S'ka dyshim se rëndësia e dërgesës së saj në atë vend kërkon njashtu edhe atë që dikush të shkojë e të sigurohet për te.
Autor: Prof. Dr. el-Buti