Banner

Metoda e kontrollimit të tezave shkencore 7



3). Tashti le të sjellim edhe këtë shembull: Orientalisti Gib në librin Konstruksioni i mendimit fetar në Islam, thekson se Islami erdhi që vetisë fetare t'i japi një frymë ndaj asaj të hershmes arabe, të cilën e kishin ndërtuar traditat, pasi që Muhammedi alejhis-salatu ves-selam të lirohet nga këto. Autori në fjalë vazhdon ta miratojë këtë me një metodë (që është shumë e habitshme dhe jonormale), duke u thelluar në përfundime madje në të shumtën e rasteve në hamendje pastër. Ai këtë e bën me një naivitet të skajshëm e të rallë dhe atë për nga ajo që vijon:

Gib në librin e tij të sipërpërmendur thotë: idetë mbi të cilat i mbështeta këto gjykime, nuk janë pjellë e mendimit tim, këto i kanë thënë edhe para meje dhe këtë e kanë vënë në pah një grup mendimtarësh edhe prej personaliteteve më të shquara muslimane. Ndoshta do të zgjerohemi nëse i përmendim por unë do të mjaftohem vetëm me njërin prej tyre, i cili është shejhu i madh Velijullah Ed-Dehleviu. Pastaj Gib na përcjell një citat nga libri i Dehleviut Huxh-xhetu'll-llah el-Baligah. Citatin e sjell tekstualisht, duke e futur në kllapa ashtu siç edhe unë do t'ia paraqes lexuesit të nderuar: "Me të vërtetë Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin për të, është dërguar me një dërgesë, e cila përmban edhe një dërgesë tjetër. E para i dedikohej Bijve të Ismailit. Kjo dërgesë kërkon që baza e sheriatit të tij, të jetë ajo që është te ritualet fetare, rregullat e adhurimeve, mënyrave të detyrimit të tyre sepse sheriati është rregullim i asaj që kanë ata, e jo të ngarkohen me gjërat që aspak nuk i kanë njohur".

Ne themi se: s'ka dyshim që Gib nuk ka hasur vetëm këtë tekst, në këtë libër dhe se nuk ka parë atë që shkruhet para dhe pas këtij teksti. Këtë e them se shkëputja e këtij teksti, duke mos shikuar para dhe pas, është e pamundur sepse teksti në fjalë është i lidhur me një bisedë të gjatë.

Këtu ndalemi (dhe për fat të keq) te tradhëtia më e rezikshme që mund të bëhet gjatë hulumtimit dhe mënyrës së transmetimit, e që është të ndërmerret qëllimisht falsifikimi dhe ndryshimi i fjalëve nga vendi i tyre dhe duke e ngarkuar të zotin e tekstit me një gjë që nuk e ka bërë, si dhe duke u munduar për t'ia ngjitur sikur ka thënë, atë që ai është i pastër prej saj.

Është për t'u habitur se nëse mundohemi të kërkojmë ndonjë përgjigje të mjaftueshme kundër fantazive të Gibit, të cilat i solli në librin e tij, nuk do të gjenim përgjigje më të kënaqshme e më të plotë dhe më kulminante se ajo që gjendet në librin Huxh-xhetull-llah el-Baligah të Dehleviut dhe ajo po në të njëjtën faqe nga e nxori edhe Gib këtë tekst që të argumentojë e të mbështesi pohimin e vet. Sikur All-llahu fuqiplotë ta kishte inspiruar Dehleviun që t'ua mbylli rrugën atyre që vijnë pas, e të cilët dëshirojnë t'i ngarkojnë fjalët e tij me atë që nuk e përmban dhe të thonë atë që ai nuk e thotë.

Të sjellim tekstin e Dehleviut ku lidhur me këtë thotë: Dije se Muhammedi sal-lall-llahu alejhi vesel-lem është dërguar në fenë e pastër të Ismailit për të drejtuar të shtrembërën, për të hequr falsitetin që i është mveshur dhe për ta përhapur dritën e saj (fenë e pastër islame)". Lidhur me këtë All-llahu thotë: "Feja e babait tuaj Ibrahimit", (El-Haxh, 78).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të vërtetat e patundshme të besimit islam".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...