Banner

Shteti islam nuk ka jetuar më shumë se tridhjetë vjet 10



Por, problemi qëndron në atë se disa zemra janë lakmuese ndaj këtij okupatori. Kjo është ajo për të cilën, gjerë e gjatë ka folur Ibni Halduni, kur thekson se kjo sëmundje paraqitet kur dikush mundet nga dikush, atëherë në brendinë e këtij që është mundur shfaqet një ndjenjë se ky tashmë duhet ta ndjek dhe ta imitoj atë sundues (okupator) sepse kështu ai e zbut inferioritetin dhe e plotëson mungesën që e ndjen në vetvete.

Ndoshta, burimi i kësaj sëmundje që ka zënë vend në brendinë e shumë njerëzve, të cilët kanë ra në kthetrat e tiranëve, mizorëve dhe armiqve të tyre, është të menduarit e tyre, se shkaku që armiqve iu mundësua sundimi (okupimi), është paramendimi se këta tiranë janë të ngritur në aspektin mendorë dhe intelektual, të ngritur në sjellje dhe në të arriturat filozofike dhe se kanë eksperiencë për kuptimin e jetës si dhe për mënyrën e komunikimit me jetën.

Andaj (sipas këtyre të sëmurëve) mënyra më efikase që këta të gjorë të largojnë nga vetja këtë ndjenjë të inferioritetit dhe të kthejnë pozitën dhe statusin e tyre në sytë e armiqve dhe tiranëve, është që të ndjekin armikun në të gjitha çështjet dhe karakteristikat e tyre dhe kështu dalë ngadalë ta zhveshin veten nga identiteti i plotë i tyre, njëkohësisht të zhveshin veten edhe nga rezultatet intelektuale dhe ato mendore të cilat kanë shkaktuar (sipas supozimit të tyre të ndikuar nga kjo sëmundje) disfatën dhe poshtërimin.

Ne këtu nuk jemi duke diskutuar për rrezikun e kësaj sëmundje e cila na kujton sëmundjen e kataraktit (perdes së syrit) dhe as që jemi duke biseduar për ilaçet që rezistojnë mikrobet e kësaj sëmundje pasi janë përhapur në trupin e Ummetit apo të individëve nga njerëzit.

Por tani mjafton që ne këtu së paku të aludojmë për pasojat dhe efektet negative, madje shkatërruese që sjell kjo sëmundje në fushën sociale, intelektuale dhe atë civilizuese. Siç përmendëm më sipër, këtë sëmundje e quajnë: "lakmia ndaj okupatorit", sëmundje kjo që paralizon efikasitetin e mendjes saqë njeriu të vërtetën e sheh si të shtrembër kurse të shtrembëtën si të drejtë. Pra, ashtu siç ia servon armiku pushtues dhe zotëria i tij dominues, e jo siç mund ta perceptojë dhe kuptojë vet ai me efikasitetin e vet (aftësitë e veta) autentike.

Para se të ju ofroj shembujt flagrantë të cilët flasin për këto pasoja dhe efekte negative e shkatërruese, e shoh të detyrueshme që të ofroj para jush realitetin e atyre që nuk kanë qenë të sëmurë nga sëmundja: "lakmia ndaj okupatorit" dhe nuk kanë vuajtur në jetën e tyre nga kjo sëmundje. Këtë gjë do ta bëj duke ju ofruar këtë shembull, si vijon:

Një nxënësi evropian që gjendet mes nesh dhe është në vitin e fundit të shkollës së mesme, një ditë mësuesi arab kërkon prej tij që të shkruajë një temë (punim) për revolucionin francez apo britanik dhe të shërbehet me referenca arabe.

Si thoni, a do të pranonte ky nxënës që të shkruajë për revolucionin francez apo britanik duke u bazuar në referenca arabe?! Assesi se ky nxënës do të pranonte të bëjë një gjë të tillë sepse ai me këtë veprim do të ndihej i poshtëruar dhe do të thoshte, biblioteka ime evropianë me të cilën unë mburrem është përplot referenca që më ndihmojnë mua për të studiuar këtë temë. Pra, pse ta lë burimin tim me të cilin unë mburrem dhe të sillem e të pështillem duke kërkuar autorë arabë të cilët kanë shkruar për këtë ngjarje të historisë sime evropiane?!



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...