Shteti islam nuk ka jetuar më shumë se tridhjetë vjet 16
Mirëpo, ata që e besojnë Allahun dhe në të njëjtën kohë e dinë se ky është Sheriati i Allahut, i zbritur nga Ai, këta assesi nuk mund të jenë racional (korrekt) kur thonë: Po çfarë të bëjmë meqë është vërtetuar se Sheriati i Allahut nuk është i përshtatshëm për zbatim? Këta njerëz, në këtë rast veten e tyre e konsiderojnë sikur të jenë zota, e jo i Lart madhëruari Allah, të jetë Zot.
Kështu themi sepse ai që e merr të drejtën të bëj korrigjime në Sheriatin e Allahut dhe të jep vërejtje ligjeve të Allahut duke thënë se ky ligj është i përshtatshëm dhe tjetri jo, ose këtij i ka kaluar koha dhe më nuk është i dobishëm për praktikim, fjalët e tilla na japin të kuptojmë se ky është ligjvënës e jo Allahu Fuqiplotë. Vallë, a mund të jetë një fjalë e tillë e logjikshme kur këtë e thotë ai që pretendon se i beson Allahut? Sikur ai të thoshte se jam ateist nuk besoj në ekzistimin e Allahut, atëherë kuptohet se nuk diskutohet me të për një çështje të tillë. Por, përderisa biseda e jonë zhvillohet me një njeri që beson Allahun atëherë a është e mundur që kjo fjalë të jetë e logjikshme?
Sikur ky të na thotë se është ateist atëherë ne aspak nuk do të diskutonim me të për këtë çështje por do të hapnim një temë tjetër të diskutimit që është tema e ekzistimit të Allahut dhe gjatë këtij diskutimi do të shihnit se ky është larg vijës së shkencës, dhe larg logjikës. Sikur të ishte dijetarë assesi nuk do të kishte ndërmarrë këtë qëndrim, madje ateizmi asnjëherë nuk ka qenë doktrinë shkencore, por ateizmi ka qenë dhe vazhdon të jetë fenomen patologjik.
Ndërkaq, njeriu që ka huti, i tillë është kur ta pyesësh për Allahun, ai të thotë se: unë e besoj Allahun por kur e pyet po pse nuk zbaton ligjin e Allahut, ai të përgjigjet duke të thënë: Më lejo të të them se Sheriati i Allahut nuk ka qenë i përshtatshëm për zbatim apo të thotë: tani më nuk është i përshtatshëm për zbatim. Kjo përgjigje në vete mban një disonancë mendimesh, sepse nëse ti e din se ky Sheriat vjen nga Allahu, atëherë nuk do të ishte e logjikshme të thuash se nuk është i përshtatshëm për çdo vend dhe kohë.
Këto fjalë i themi sikur ta zëmë se historia islame me të vërtetë ka qenë e mbushur përplot me pushtet mbajtës dhe njerëz të cilët ia kanë kthyer shpinën Sheriatit të Allahut dhe se janë zhytur në gjynahe të mëdha ashtu siç thonë: Fan Floteni, Shahti [23] dhe Kromeri, etj..
Nuk ka dyshim se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por unë këtu po e paraqes sikur të kishte ndodhur, atëherë problemi do të ishte i njerëzve të cilët ia kanë kthyer shpinën Sheriatit të Allahut e aspak problemi nuk qëndron te Sheriati i dëlirë nga çdo e metë i cili zbriti nga Allahu Fuqiplotë.
Kur disa prej këtyre kuptuan rrezikun e këtyre fjalëve që i thonë, filluan që këto fjalë t'i zëvendësojnë me pretendime tjera, fjala bie se Sheriati i Allahut ka nevojë për evoluim, për reformim dhe filluan që Sheriatin e Allahut ta nënshtrojnë para leximeve hamendëse bashkëkohore.
Pra, metoda e re është se: Sheriati islam është i madh dhe i përshtatshëm, por ka nevojë për evoluim dhe për lexim të ri që përputhet me realitetin e kohës. Këtë sofizëm (konkluzion të zhdrejtë) Inshallah do ta diskutojmë më vonë.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".
[23] - Shaht (Joseph Schacht) (1902-1969) orientalist gjerman dhe hulumtues i studimeve arabo-islame. Njihte jurisprudencën islame. Ishte autor i disa librave. Ndër më kryesoret është Fillimi i fikhut të Muhamedit. Ishte ndër orientalistët më problematikë që shkaktoi hidhërimin e dijetarëve myslimanë ngase ky ishte prej atyre që i vuri në dyshim hadithet e Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe supozoi se ato janë të shpifura. Shih: wikipedia.org, (Shënim i përkthyesit).


