Banner

Fetva 303



Pyetja:

Me një njeri që punon me ëmbëlsira dhe si bukëpjekës u morrëm vesh që t'i japim një shumë parashë dhe ai t'na japë prej fitimit.

Kjo gjë a është kamatë? Dhe a duhet neve të japim për atë Zekatin.

Por, tash ai ka humbur dhe nuk është në gjendje ta kthejë kapitalin e dhënë kështuqë ai ka nijet ta shet një tokë që t'na japë kapitalin.

Si është dispozita e Sheriatit për këtë çështje?


Përgjigja:

Kontratën që e keni lidhur me ëmbëltorexhiun që ai t'ju japë përqindje të caktuar prej fitimit është në rregull.

Kurse zekati jepet për tërësinë e asaj pasurie kur e arrinë nisabin. Nga kjo bëjnë përjashtim sendet e patundshme dhe aparatet-mjetet.

Duhet të theksojmë se pronari i kapitalit është pjesëmarrës si në fitim ashtu edhe në humbje.

Por, nëse punëtori me vetë dëshirë do që t'ja kthejë pronarit të kapitalit humbjen me plotë kënaqësi atëherë lejohet t'ja kthejë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...