Fetva 96
Pyetja:
Një shtëpi botuese gabimisht më ka dërguar mua disa libra dhe unë i lajmërova ato që këto libra ata t'ia kthejnë të zotit në Jordani dhe librat e mia t'mi dërgojnë pasiqë unë kam bërë komplet pagesën e tyre së bashku me ato të transportit.
Por, përafërsisht ka më tepër se një vit e mua nuk më është kthyer asgjë. Nga ana tjetër, unë nuk mund të barti ngarkesën e këtyre librave që më shqetësojnë në shtëpi dhe më shkaktojnë shumë probleme si në trasferimin e tyre ashtu edhe në ruajtjen e tyre.
Ç'ka të bëj me to: ti shes, ti jap si lëmoshë apo diç tjetër dhe atë duke marrë parasysh se unë gjendem larg në Irlandë.
Përgjigja:
Përderisa mundësia e kthimit të librave në vendin nga kanë ardhur është i mundshëm atëherë nuk lejohet që të veprosh me to.
Merre në telefon shtëpinë botuese që është në Jordani (dhe kjo bëhet lehtë) dhe bisedo me to lidhur me këtë gjë dhe merru vesh me to për mënyrën e përmirësimit të këtij gabimi i cili shpesh përsëritet mes librarive dhe shtëpive botuese.
Autor: Prof. Dr. el-Buti